Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se ka qenë gjithmonë kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, mirëpo ai thotë se është e paimagjinueshme që të arrihet marrëveshje pa rënë dakord për vijën kufitare mes kosovarëve dhe serbëve, shkruan Gazeta Metro.
Rama thotë se një marrëveshje me Serbinë pa folur dhe rënë dakord për vijën kufitare është e paimagjinueshme, sikurse me Malin e Zi që Kosova ka bërë demarkimin e kufirit.
“Unë kam qenë gjithnjë kundër shkëmbimit të territoreve si një metodë për t’i rënë shkurt një procesi që është shumë më I komplikuar, por nga ana e tjetër e kam thënë dhe e përsëris është e paimagjinueshme që të arrihet në një përfundim nëse nuk vision dhe vullnet për të rënë dakord për vijën e kufirit.
Mjafton të kujtojmë se me Malin e Zi nuk kemi pas asnjë luftë me ta, por u deshën vite të bijmë dakord se ku është vija e kufirit.
Një gjë duhet të jetë e qartë që nuk mund të ndërtohet e ardhmja duke vizatuar kufi etnik.
Ata që do të kenë barrën për ta ndërmarrë këtë proces duhet të jenë të hapur për ta gjetur rrugën që të ketë një zgjidhje”, tha Rama për Klan Kosova në Beograd, transmeton Gazeta Metro.
Rama ka thënë se e kanë lënduar reagimet brutale dhe vulgare duke e quajtur si tradhtar, por Kosova tani ka momentin për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.
“Më kanë lënduar reagimet brutale dhe vulgare në raport me qëndrimin tim, ky është një moment jashtëzakonshëm, në këtë moment mund të jetohet në dy mënyra, njëra është të merret peng dialogun për qëllime të politikës brendshme dhe për të marr disa vota, por mund të jetohet edhe nëse merr përgjegjësi për dialogun për ta çuar deri fund, por për ta çuar deri fund duhet të përmbushen disa kushte ku nuk janë përmbushur deri sot, fillimisht duhet një mirëkuptim mes shqiptarëve, mes liderëve politike dhe një qasje e ndershme dhe kapaciteti se duhet pranuar se ka opsione të ndryshme në diskutim”, tha Rama./gazetametro.net