6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Kosova i “çmend” edhe mediat serbe, ja çfarë shkruajnë ato pas trillerit në Angli

Rekomandime

Mediat në Serbi nuk kanë mundur as kësaj radhe ta anashkalojnë Kombëtaren e Kosovës në futboll, pas ndeshjes së mrekullueshme kundër Anglisë, megjithë humbjen 5 me 3.

Duke iu referuar Kombëtares sonë si “e ashtuquajtura” Kosovës, mediat serbe, si asnjëherë më parë i kanë thur lavde djelmoshave.

- Advertisement -

“Shou i Anglisë dhe të ashtuquajtures Kosovës”, është titulli i televizionit serb b92.

Në raportimin për këtë ndeshje, ky televizion, më saktësisht portali i këtij televizioni tregon për ndeshjen spektakolare të zhvilluar në Southampton.

Po ashtu aty paraqitet edhe tabela e grupit tonë, ku Kosovës i jepen gjasa reale për kualifikim në Euro 2020.

- Advertisement -

“Tifozët në St. Maris kanë mundur që gjatë gjithë ndeshjes të shohin poteza dhe gola të bukur, ndërsa në fund arriti të fitojë ekipi vendas”, shkruan b92.

“Çmenduri e vërtetë. E ashtuquajtura Kosovë heshti Anglinë”, është titulli i gazetës më të madhe në Serbi, Blic.

- Advertisement -

“Futbollistët e Anglisë mposhtën të ashtuquajturën Kosovë në një ndeshje fenomenale të zhvilluar në Southampton me rezultat 5-3”, shkruan tutje kjo gazetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit