11.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Djali i gjykatëses dënohet me burgim për shantazh

Rekomandime

Gjykata e Prishtinës, e ka dënuar Asdren Mekajn, djalin e gjykatëses së krimeve të rënda Nushe Mekaj me 14 muaj burgim për shantazh.

- Advertisement -

Gjykata kishte gjetur se i akuzuari Asdren Mekaj, gjatë muajve mars-gusht të vitit 2008 me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme kishte kërcënuar të dëmtuarën V. M. se do të zbuloj lidhjen intime që kishin te bashkëshorti dhe familja e saj, me ç’rast e detyron të njëjtën që nga banka të nxjerrë shumën e parave prej 223,580.10 euro dhe ia jep atij për të hapur biznesin.

Gjykata e Prishtinës me datën 20 maj 2019-të, kishte shpallur vendimin me të cilin e dënoi Asdren Mekaj me 14 muaj dënim me burgim për veprën penale të shantazhit.

Poashtu gjykata i shqiptoi edhe dënim plotësues – konfiskimin e automjetit BMW-X5.

- Advertisement -

Ndërsa e dëmtuara V. M. është udhëzuar që kërkesën pasurore juridike ta realizojë në kontest civil.

KALLXO.com ka kontaktuar me Asdren Mekaj, i cili tha se për këtë çështje bisedoni me avokatin tim Besnik Berisha.

- Advertisement -

KALLXO.com është përpjekur që të kontaktoj me avokatin Berisha për ta pyetur nëse ka parashtruar ankesë dhe mbi cilën bazë, mirëpo i njëjti nuk është lajmëruar në telefon.

Sipas të dhënave Asdren Mekaj është djali i gjykatëses së krimeve të rënda Nushe Mekaj.

Gjykimi është mbajtur me dyer të mbyllura për publikun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit