12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Escobar refuzon të takohet me Dodikun

Rekomandime

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbërrin të dielën për vizitën e parë zyrtare që kur u emërua në këtë post.

Ai do të ketë takime zyrtare të hënën dhe siç ka mësuar klix.ba, Escobar nuk do të takohet me të gjithë anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, përfshirë Milorad Dodikun, i cili së fundmi e ka kritikuar.

- Advertisement -

Është planifikuar një takim me kryetarin Zheljko Komshiq (DF) dhe bordin e të dy dhomave të Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, konkretisht Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviq, Nikola Shpiriq dhe Denis Zvizdiq, Borjana Kristo dhe Nebojsha Radmoanoviq.

I dërguari amerikan arrin në shtetin boshnjak në momentin kur po thyhen shtizat për ndryshime në Ligjin Zgjedhor, por edhe në momentin kur Milorad Dodik dhe SNSD-ja e tij po bllokojnë punën e institucioneve shtetërore dhe po punojnë për të minuar Kushtetutën duke nisur procedura të njëanshme.

Escobar së fundmi ka paralajmëruar drejtpërdrejt sanksione në bashkëpunimin e SHBA-së dhe vendeve të BE-së për ata që punojnë për prishjen e rendit dhe bllokadës së institucioneve shtetërore përmes vendimmarrjes në nivel subjektesh.

- Advertisement -

Pritet që pas kësaj vizite të Escobarit të dihen më shumë për sanksionet dhe veprimet konkrete që janë paralajmëruar, duke qenë se e ka bërë të ditur vetë Escobar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit