2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ky zyrtar i LDK-së pritet të bëhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur t’i ndajë hiset brenda partisë, para arritjes së marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtari i Kryesisë Kujtim Shala, është propozuar për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

“Në takimet mes anëtarëve të Kryesisë është përmendur emri i z. Kujtim Shala, si Kryetar i Kuvendit, i cili sipas të gjitha gjasave pritet ta ketë përkrahjen e gjithë Kryesisë së LDK-së”, pohojnë burimet brenda LDK-së.Ndryshe, Shala ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës për dy mandate.

Marrëveshja për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së pritet që të arrihet pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjatë ditës së sotme përfaqësues të dy partive kanë zhvilluar një takim. Numri dy i LDK-së Agim Veliu, dhe i angazhuari rishtazi në LVV Agim Bahtiri, kanë diskutuar gjerë e gjatë lidhur me marrëveshjen për koalicion qeverisës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit