Gjermania ka vendosur të ndalojë ekportimin e armëve në Turqi. Ndalimi i shitjes së armëve në Turqi ka ardhur pasi Holanda, Norvegjia dhe Finlanda kanë marrë të njëjtin vendim.
Sipas mediave të huaja qeveria gjermane nuk do të lëshojë asnjë licencë të re për të gjitha pajisjet ushtarake që mund të përdoren në Siri.
“Qeveria e Gjermane nuk do të lëshojë asnjë leje të re për të gjitha pajisjet ushtarake që të mund të përdoren nga Turqia në Siri”, tha ministri i Jashtëm Heiko Maas.
Eksportet gjermane të armëve në vitin 2018 arritën në 243 milionë euro, çka do të thotë një e treta e eksporteve totale të armëve
Turqia ka nisur një operacion ushtarak në Siri, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat nga zona kufitare.
Veprimet e Turqisë janë ndeshur me kritika të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar dhe SHBA-ja, por edhe Bashkimi Evropian kanë kërcënuar me sanksione Ankaranë.