Milot Rashica është i lumtur me fitoren e Kosovës, dhe aspak i brengosur që nuk realizoi edhe përkundër rasteve që kishte sepse tha “me rëndësi fituam”.
Kosova e mposhti Malin e Zi 2-0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.
“Shiqyr që arritëm me shënu dy gola herët dhe patëm ndeshjen nën kontroll, nuk kemi lejuar kundërshtarin të rrezikojë, përpos të disa goditjeve me kokë”, u shpreh Rashica.
“Është dashur të shënojmë më shumë gola, por në fund kemi fituar dhe kjo është më e rëndësishme”.
“Dëshira është e madhe e të gjithëve me shënu, por kur vijmë këtu vijmë për të dhënë maksimum, s’ka rëndësi se kush shënon, gjithmonë kemi me u gëzu dhe me festu së bashku”, u shpreh ai.
“Kualifikimi i mundshëm? Ne do të shkojmë ndeshje, pas ndeshje. Një ndeshje e rëndësishme u krye, Kemi një muaj kohë me u përgatiti për një finale tjetër nëse e fitojmë atë finale më pas mendojmë për finalen tjetër. Për momentin jemi duke menduar vetëm për Cekini”.