22.2 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Challandes shqip uron shqiptarët, ndërsa thotë “është dashur ta vrasim ndeshjen më herët”

Rekomandime

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka lavdëruar djelmoshat për paraqitjen fantastike kundër Malit të Zi në “Fadil Vokrri”.

- Advertisement -

Kosova fitoi 2 me 0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.

“Nëse kemi kaq shumë raste, normalisht duhet të realizojmë. Skuadra ka luajtur ndeshje të mirë, kompakte, një tranzicion shumë i mirë. Kemi pasur shumë raste, nuk kemi shënuar, por nuk e kemi pësuar në anën tjetër. Ndoshta është dashur ta vrasim ndeshjen më herët, por jam shumë i kënaqur”.

“Më pëlqeu puna mes fushës dhe mbrojtjes, presingu që kemi bërë. Kemi mbajtur topin, kemi bërë futbollin tonë me pasime të shkurtëra, po ashtu me situata në krah, por vetëm përfundimi i aksionit nuk ka qenë më i mirë”.

- Advertisement -

Ai tha pastaj në gjuhën shqipe ‘Urime’, derisa foli edhe për zëvendësimet.

“Mendoj se Shala nuk ka luajtur në javën e kaluar, ka qenë shqetësuese fakti se ka pasur një lëndim dhe është normale që e kemi zëvendësuar. Isha i kënaqur me skuadrën dhe nuk ishte e nevojshme patjetër të bëjmë ndërrim. Jam i kënaqur me atë çfarë treguan lojtarët në fushë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit