0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ofensiva e Erdoganit në Siri, Volkswagen pezullon vendimin për ndërtimin e fabrikës në Turqi

Rekomandime

Gjiganti gjerman, Volkswagen”, ka vendosur që të shtyjë vendimin për të ndërtuar një fabrikë të re në Turqi, për shkak të aksionit ushtarak të Ankarasë në Siri.

“Bordi drejtues ka shtyrë vendimin për ndërtimin e objektit të ri. Ne po e ndjekim me kujdes atë që po ndodh, dhe po e shohim me shqetësim të madh zhvillimin e situatës”, kanë thënë nga kjo kompani për tanjug, të pyetur nëse do ta ndryshojnë lokacionin për ndërtimin e fabrikës së re.

- Advertisement -

Mediat gjermane ditë më parë kanë raportuar se gjiganti gjerman ka pezulluar vendimin për ndërtimin e një fabrike të re për shkak të ofensivës ushtarake të Turqisë në Siri.

Fabrika e re, pritet që të punësojë rreth 4 mijë persona, dhe ishte planifikuar të ndërtohej në afërsi të Izmirit.

Gjithë investimi pritet që të jetë rreth 1.2 deri në 1.5 miliardë euro.

- Advertisement -

Serbia ka qenë një prej shteteve që janë interesuar më së shumti për të sjellë gjigantin gjerman në Ballkan.

Ndërkohë ofertë zyrtare i kishte bërë edhe Republika e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit