Kandidati për deputet, Anton Quni, falënderon këngëtaren Adelina Ismaili për mbështetjen gjatë fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare.
Quni e ka takuar sot këngëtaren, e cila gjithmonë ka shprehur mbështjetje për LDK’në e në fushatën e fundit ka performuar në disa tubime.
“Me Adelinën e Valin, n’Prizren ma t’bukurin ven’, një kafe e mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe gjatë fushatës zgjedhore të LDK-së”, ka shkruar Quni, transmeton Gazeta Express.
Quni dhe këngëtarja Ismaili janë miq, e madje këngëtarja ishte nga të parët qe e uronte anëtarin e LDK’së kur ai u zgjodh kryetar i degës së partisë në Prizren.
Ai tregon se nga i mbeti shoqëria me Adelina Ismailin.
“Është besimi në vlerat e përbashkëta, ai që përbën themelin e miqësisë sonë të përhershme. Faleminderit”, ka shkruar Quni.