10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Valdete Daka certifikon kandidatin për deputet të PDK që u dënua në vitin 2020

Rekomandime

Në një mbledhje të mbajtur nga ana e KQZ-së (22.01.2021) janë certifikuar partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021.

Edhe pse Zyra Ligjore për Certifikimin e Partive Politike kishte rekomanduar që të gjitha partitë të certifikohen bashkë me kandidatët e tyre, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bashkë me anëtarët e PDK-së dhe LDK-së në KQZ, kanë vepruar në mënyrë të paprecedentë duke mos i certifikuar Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në dhe Nismen.

- Advertisement -

Është hera e parë në historikun e zgjedhjeve në Kosovë që partitë nuk certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje, kjo me arsyetimin se në listat e këtyre subjekteve ka emra të cilët janë të dënuar për vepra penale në tre vitet e fundit.

Mirëpo, Valdete Dakës nuk i ka penguar fare një emër në listën e kandidatëve për deputet të PDK-së, i cili është dënuar para dy muajsh për mosdeklarim të pasurisë.

Bëhet fjalë për Lulzim Abazin, këshilltar i PDK-së në Asamblenë Komunale në Ferizaj, i cili është shpallur fajtor nga Gjykata në Ferizaj, në dhjetor të vitit 2020.

- Advertisement -

Abazi i cili akuzohej për mosdeklarim të pasurisë është dënuar me 500 euro gjobë dhe gjashtë muaj burg me kusht.

Aktgjykimi dënues ndaj tij është shqiptuar pasi i akuzuari fillimisht e ka pranuar veprën penale me të cilën ngarkohej, duke thënë se veprën e kishte kryer nga pakujdesia.

- Advertisement -

Lulzim Abazi është kandidat për deputet nga rradhët e PDK-së dhe në listë mbanë numrin 108.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ngritur dorën për të votuar për certifikimin e kandidatëve të PDK-së, me ç’rast ka certifikuar edhe kandidatin Lulzim Abazi i dënuar me kusht për veprën penale mosdeklarim i pasurisë.

Kurse, ka vendosur që të mos certifikoj deputetin më të votuar në legjislaturën e fundit, ish-kryeministrin Albin Kurti, i cili ishte dënuar edhe ky me kusht, për veprën penaIe të hedhjes së gazit lotësjellës, me ç’rast si rezultat i veprimit të tij ishte ndalur Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ndryshe Zajednica që shkelte në 23 nene Kushtetutën e Kosovës.

Pra, Albin Kurtit nuk iu lejua të kandidohet sepse kishte mbrojtur kushtetutën e vendit.

Gjithashtu, PDK ka hequr nga lista kandidatin për deputet Argjent Tasholli i cili ishte i dënuar për rrahje, megjithatë kishte heshtur për kandidatin tjetër Lulzim Abazi, i dënuar për veprën penaIe të mosdeklarimit të pasurisë.

Ndërkaq kishte votuar për mos certifikim të listës së kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe subjekteve tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit