11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Surroi për Qeverinë Kurti: Kemi një qeverisje që nuk prodhon skandale

Rekomandime

Publicisti kosovar, Veton Surroi, ka thënë se tani Kosova është duke u qeverisur nga një qeveri që nuk prodhon skandale, për dallim nga, siç thotë ai, të mëparshmet, sidomos në fushën e menaxhimit të parasë publike.

“Kemi një qeverisje që nuk prodhon skandale, kemi një qeveri që ka një komshillëk me paranë publike, ne kemi pasur parti në vazhdimësi që kanë prodhur një skandal pas tjetrit sidomos në keq menaxhimin e parasë publike, nga ky aspekt kemi të bëjmë me një qeverisje të përgjegjshme”, ka thënë Surroi në Rubikon.

- Advertisement -

Sipas Surroit, me Vetëvendosjen në qeveri u krijuan mundësi transformative edhe brenda opozitës, duke i cilësuar zgjedhjet si demokratike dhe lëvizje e mirëfilltë politike.

Një shumicë e rëndësishme fitoi zgjedhjet parlamentare, por njëkohësisht me këtë shumicë në pushtet u krijuan mundësitë transformative edhe brenda pozitës, kemi të bëjmë me një pushtet që ka krijuar një standard të ri në sjelljen e vet qeverisëse, dhe kemi një standard të ri edhe në opozitë. Kemi të bëjmë me një demokraci vitale e cila po forcohet dhe kemi të bëjmë me një garë pozitive, evoluimi, pos një pushteti qe po përpiqet të vendosë standarde të reja kemi një opozitë, një LDK më dinamike dhe një PDK më kreative, kemi të bëjmë me një lëvizje të mirëfilltë politike”, ka vazhduar ai.

Demokratizimi i zgjedhjeve Surroi thotë se është parë edhe në zgjedhjet e fundit lokale ku qytetarët votuan anëtarë të partive të ndryshme për pushtet qendror e lokal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit