2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Britanikët i përgjigjen ftohtë Vuçiqit pasi u kërkoi llogari për fotografinë në selinë e Vetëvendosjes

Rekomandime

Ambasada e Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës i ka kthyer përgjigje presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili kishte kërkuar sot llogari nga ambasadori britanik, Nicholas Abott, rreth fotografisë në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku në prapavijë shihej flamuri kuq e zi.

- Advertisement -

Nga kjo ambasadë thonë se mënyra e organizimit të zyrës është çështje e palëve të cilave u shkojnë në takime, ndërkohë detyrë e ambasadës është që të bashkëpunojë më faktorët kryesorë politik në Kosovë.

“Një fotografi e publikuar së voni e ambasadorit në takim me njërin nga udhëheqësit politik të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e rajonit. Është detyrë e ambasadës që të bashkëpunojë me akterët kryesorë politikë. Kur veprojnë në kuadër të partisë, bashkëbiseduesit tanë janë të lirë që të zgjedhin se si do t’i organizojnë zyrat e tyre”, thuhet në një reagim në twitter të kësaj ambasade.

Ndërkohë ky reagim i Ambasadës Britanike në Prishtinë ndaj Vuçiqit është larguar nga faqja zyrtare në tiwtter disa minuta pas publikimit, megjithatë Express ka ruajtur një “screen shot” të reagimit.

Vuçiq në llogarinë e tij në twitter e kishte pyetur ambasadorin Abott se në zgjedhjet e cilit shtet kishte fituar Albin Kurti.

- Advertisement -

Kreu i Serbisë kishte thënë se do t’i shtronte pyetjet derisa të merr përgjigje nga Ambasadori.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, kishte shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit