10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Skandal në Drenas: Injorohet gjuha shqipe, gjuha arabe vendoset e para

Rekomandime

Në Drenas është hapur një qendër “kulturore – edukative”.

- Advertisement -

Kjo qendër edukativo-kulturore është e financuar nga Kuvajti.

Ajo që e bën këtë qendër skandaloze është fakti se gjuha shqipe është gjuhë dytësore pas asaj arabe.

Kjo është parë si diçka e frikshme nga profesori i njohur amerikan, ekspert i çështjeve të sigurisë, Alon Ben-Meir.

- Advertisement -

Ben-Meir është ndër të tjera ka thënë se “Kosova është duke bërë zgjedhjen e vet. SHBA-të dhe shtetet tjera perëndimore ju shpëtuan juve nga regjimi brutal. Tani ju qëndroni në këmbë dhe do të vendosni cilën rrugë të ndiqni. Paçit fat”.

Ndërsa në përurimin e kësaj qendre edukativo-kulturore kanë folur edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtori i Shoqatës financuese nga Kuvajti, Mahmoud Al Najadi.

- Advertisement -

“Jam shumë mirënjohës për juve si drejtor, popullit tuaj dhe të gjitha shoqatave nga Kuvajti për angazhimin që po bëni për të përkrahur Drenasin në zhvillimin ekonomik. Pasi që kemi nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, menjëherë kemi kryer të gjitha procedurat ligjore që sa më shpejtë të jetësohet ky projekt. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe për realizimin e projekteve të tjera ne të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasit”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Drejtori i shoqatës nga Kuvajti “Komiteti për Evropë dhe Amerikë për Ballkan”, Mahmoud Al Najadi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin që ka treguar për të realizuar këtë projekt ne një afat shumë të shpejtë.

“Kryetari Lladrovci është treguar shumë efikas që ky projekt të realizohet sa m ë shpejtë dhe i jam mirënjohës. Pas nënshkrimit të kontratës dhe vënies së gurthemelit, brenda një viti është finalizuar ndërtimi i gjithë objektit”, ka thënë Najadi dhe ka premtuar se do të përkrahë edhe projekte të tjera të Komunës së Drenasit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit