4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Deklaratë befasuese nga Valdete Daka: Komisionerët e pistë po e deformojnë votën, do të ketë rinumërim

Rekomandime

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka befasuar me një deklaratë të saj për punën skandaloze të komisionerëve.

- Advertisement -

Në një intervistë në RTK, ajo tha se ajo që e kanë bërë disa komisionerë është punë e pistë, sepse për shkak të punës së tyre me tendencë për të deformuar votën, do të ketë rinumërim të shumë kutive të votimit.

“Lufta brenda llojit për kandidatët e partive është e pistë, sepse është provuar të bëhen allashvërishe të ndryshme”, ka deklaruar Daka.

Ajo ka thënë se kur të përfundojë procesi do të dihet saktë se kush ka provuar të deformojë vullnetin e qytetarëve, dhe do të ketë kallëzime penale për ata komisionerë që kanë provuar të bëjnë gjëra të tilla.

- Advertisement -

“Janë shumë komisionerë që janë dënuar në të kaluarën, dhe me gjasë edhe shumë të tjerë do të hetohen”, deklaroi Daka.

Kryetarja e KQZ-së, tha se ky institucion nuk ka rinumëruar kuti votimi me kerkesë të asnjë subjekti politik por për shkak se QNR-ja ka vërejtur një gabim në formular.

- Advertisement -

Sipas saj KQZ-ja nuk ka asnjë arsye për të vendosur për rinumërim total, sepses ka bazë ligjore për këtë.

Sa i përket votave të ardhura nga Serbia, ajo tha se për ligjshmërinë e tyre do të vendosin organet që po e hetojnë rastin, kurse procesin e votimit të diasporës e ka quajtur lehtë të kompremetueshëm.

Sipas të gjitha gjasave sipas kryetarës së KQZ-së, përfundimi i këtij procesi do të ndodhë diku në fund të këtij muaji ose në fillim të muajin nëntor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit