9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ambasada britanike i përgjigjet Vuçiqit për flamurin kombëtar në takimin me Kurtin

Rekomandime

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që kishte pyetur ambasadorin Nicholas Abbott në lidhje me çështjen e flamurit kombëtar në takimin mes tij dhe Albin Kurtit, në zyrën e Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Abbott kishte takuar Kurtin në zyrën e VV-së pak ditë pasi kjo parti doli e para në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit në Kosovë. Në fotografitë e publikuara nga ky takim shihet vetëm flamuri kombëtar shqiptar.

Vuçiqi kishte reaguar në një postim në Twitter duke e pyetur Abbottin se “në cilat zgjedhje fitoi Kurti dhe flamuri në atë zyrë cilit shtet i përket?”

Tani në përgjigjen e ambasadës drejtuar Vuçiqit, përmes Facebookut, thuhet se “ne nuk zgjedhim se si bashkëbiseduesi ynë rregullon dhomën”.

- Advertisement -

“Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”, thuhet në këtë përgjigje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit