Një i ri nga Lipjani është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij tash e katër ditë.Familjarët kanë thënë se djali i tyre 23-vjeçar ka dalë nga shtëpia tash e katër ditë dhe më nuk është kthyer.Ndërkohë që familja bën thirrje për ndihmë për ta gjetur djalin e tyre, sot raportohet se familjes Aliu nga Gadimja e Poshtme e Lipjanit i ka ndodhur edhe një tragjedi tjetër.
Kryefamiljari, përkatësisht babai i Shqipdonit 23 vjeçar raportohet se ka ndërruar jetë.Këtë lajm e ka bërë të ditur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës.Labinot Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ja dhe më e rendë jeta për këtë familje!
Babai i djalit të humbur paska ndêrruar jetë! Sigurisht ka qenë i sëmurë dhe nuk ka mundur ta përballoj edhe humbjen e djalit!Unë ju shpreh ngushëllimet për këtë rast, ndërsa uroj të gjindet sa më parë ky djalê , nga policia dhe qytetarët!
Labi gjithmonë afër familjeve tona!”, ka shkruar Labi përbri fotografisë së publikuar.