12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Qeveria i reagon Serbisë: Kosovën e ruan gjaku i dëshmorëve e institucionet demokratike

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas betimit të djeshëm në Kuvend të Serbisë të Qeverisë së re të këtij shteti.

Tahiri në Facebook ka reaguar pasi që anëtarët e kabinetit të Qeverisë së re në betimin e tyre përmendën edhe Kosovën.

- Advertisement -

Anëtarët e Kabinetit Brnabic mbrëmë lexuan tekstin e betimit, i cili ndër të tjera thotë: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë’”, ka shkruar Tahiri, duke thënë i dërguar edhe një porosi kryeministres serbe.

“Brnabic dhe 23 ministrave të kabinetit të saj ju them se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare.

Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marrëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit! Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit