5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Blerim Latifi: Kurti pati afër vetes njerëz të padijshëm, erdhi në pushtet me gabimet e të tjerëve

Rekomandime

Publicisti Blerim Latifi, po thotë se Albin Kurti nuk diti të qëndron në pushtet pasi afër tij kishte njerëz të padijshëm dhe arrogantë.

Latifi ka thënë se Kurti e humbi shansin e tij kryesor për të qenë pjesë vendimtare në historinë e papërfunduar të lirisë së Kosovës.

- Advertisement -

Ai po deklaroi se rotacioni i pushtetit që rrjedh nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të pengohet me mjete jodemokratike, madje o të ishte gabim fatal nëse do të tentohej një gjë e tillë për Kurtin dhe Kosovën.

Postimi i plotë nga Latifit:

Ardhja në pushtet dhe qëndrimi në pushtet janë dy gjëra të ndryshme! E para, rëndom, vjen nga gabimet e të tjerëve.

- Advertisement -

E dyta, rëndom, varet nga mend e tua.

Albin Kurtin e sollën në pushtet gabimet e të tjerëve, por ai nuk diti ta mbaj atë.

- Advertisement -

Në mungesë të përvojës në pushtet, me besim të tepruar në intelektin e tij, dhe i rrethuar nga njerëz arrogantë e të padijshëm, ai e humbi shansin e tij kryesor për të qenë pjesë vendimtare në historinë e papërfunduar të lirisë së Kosovës.

Rotacioni i pushtetit, që rrjedh nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të pengohet me mjete jodemokratike. Do të ishte gabim fatal nëse do të tentohej një gjë e tillë.

Si për Kurtin, ashtu edhe për vendin.

Në rrethanat e reja politike, që janë krijuar nga mbrëmë, Kurtit i mbetet edhe një shpresë e vetme, shpresa se pushtetarët e rinj do të jenë aq të marrë sa t’i përsërisin gabimet e tyre të vjetra, të cilat kanë të bëjnë me keqqeverisjen, nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin e shfrenuar.

Nëse ata nuk i përsërisin ato gabime, ylli politik i Kurtit do të humbas shumë nga shkëlqimi i tij.

Ndoshta në mënyrë të pakthyeshme!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit