2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Mërgimtarët nga Kosova përfshihen në një aksident të tmerrshëm në Serbi

Rekomandime

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në hyrje të Kurshumlisë në Serbi. Në këtë aksident raportohet se janë të përfshirë dy mërgimtarë nga Kosova, transmeton Reporteri.net.

Deri te aksidenti i rëndë raportohet se ka ndodhur pasi vetura e tipit Audi në të cilën ndodheshin dy kosovarët është goditur nga një veturë e tipit “Jug” ku ndodheshin dy vëllezër serbë nga fshati Kurzanum, të cilët mbetën të lënduar.

Nga forca e goditjes, vetura ku ndodheshin dy vëllezërit serbë u shtyp pothuajse tërësisht, ndërkaq me dëme materiale përfundoi edhe vetura e kosovarëve, të cilët fatmirësisht shpëtuan pa ndonjë lëndim të rëndë.

- Advertisement -

Deri më tani nuk janë publikuar informacione të tjera, apo destinacioni i kosovarëve që u përfshinë në aksident./Reporteri.net

Shikoni pamjet:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit