11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Abdixhiku fton opozitën të jetë pjesë e proceseve të rëndësishme të Kosovës

Rekomandime

Ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, e ka ftuar opozitën që të jetë pjesë e proceseve të rëndësishme të Kosovës.

- Advertisement -

Sipas tij, prezenca e ministrive të pakicës është obligim kushtetues i Kosovës, ani pse Lista Serbe ka abstenuar sot gjatë votimit të ekzekutivit të ri.

Krahas kësaj, Abdixhiku ka thënë se qeveria e sapo formuar është funksionale, dhe nuk ka problem në kalimin e ligjeve.

“Prezenca e ministrave të pakicës është obligim i rregullimit kushtetues të Kosovës. Prandaj, si partner të koalicionit kemi vendosur ta respektojmë në plotni. Natyrisht se Qeverisë së Kosovës i duhet stabilitet në numra, dhe është mirë që sa më shumë stabilitet të krijojmë me deputet të Republikës së Kosovës. E rëndësishme është që sot kemi një qeveri funksionale që ka shumicë, kemi një Kuvend funksional me një kryetare të re të Kuvendit. Prandaj nuk shoh asnjë problem në kalimin e ligjeve nga qeveria në kuvend e tutje”, ka thënë Abdixhiku, raporton KosovaPress.

- Advertisement -

Sa i përket fjalimeve të taborit të opozitës gjatë ditës së sotme, të cilët nuk u kursyen në kritika, ai nuk ka dashur të komentojë ato, megjithatë ai ka ftuar që të jenë pjesë e proceseve të rëndësishme të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit