7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hoxha i largoi fotografitë e Skënderbeut dhe të Rugovës, Latifi e krahason me policët e Milosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit

Rekomandime

Një hoxhë në fshatin Karaqevë të komunës së Kamenicës i ka hequr nga muri fotografitë e heroit kombëtarë Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, dhe të presidentit historik Ibrahim Rugovës nga një e pame.

Për këtë ka reaguar, filozofi Blerim Latifi përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

Ai këtë veprim të hoxhës ka krahasuar me aktet e tilla që janë bërë paraluftës në Kosovë nga policët e Milosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit.

Postimi i plotë:

Një hoxhë në Karaqevë i paska hequr fotografitë e Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e figurave tjera kombëtare nga muri i një objekti ku qenka duke u mbajtur një e pame.

- Advertisement -

Para luftës këto fotografi na i hiqnin policët e Milosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit, e pas luftës hoxhallarët vahabistë. Kohët janë të ndryshme, heqësit e fotografive kanë emra të ndryshëm, por qëllimi mbetet i njëjtë: të luftohet identiteti kombëtar i shqiptarëve. Dhe ai që e quajmë Shteti i Kosovës mbyllë sytë dhe veshët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit