5.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Sami Lushtaku godet Kadri Veselin: Ende nuk është këndellur

Rekomandime

Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se i qëndron prapa deklaratave që i kishte dhënë më herët se nëse s’fiton PDK dikush duhet dhënë përgjegjësi.  Lushtaku ka thënë se do të flasë edhe me Kadri Veselin për humbjen e PDK’së. Por, ka thënë se këtë do ta bëjë pasi të këndellet pak lideri i partisë.

- Advertisement -

Sami Lushtaku po konsideron se Lideri i PDK’së, Kadri Veseli ende s’është këndellur nga humbja që ka pësuar në zgjedhjet e fundit nacionale.

Prandaj, ai po thotë se do ta pres këndelljen e Veselit për të folur për rezultatin e keq të PDK’së.

“Ende nuk është këndellë ai, të këndellet një herë e tani kemi mundësi me folë gjithçka”, ka thënë Lushtaku, në një bisedë për Express.

- Advertisement -

Shefi i PDK’së në Skenderaj ka thënë se s’ka marrë pjesë as në takimet që kanë pasur kryetarët e degëve me shefin e partisë pasi ka qenë i zënë në një proces gjyqësor.

“Nuk kam pasë rast edhe pse i ka thirrë kryetarët e nëndegëve, unë s’kam pasë rast të marr pjesë për shkak të gjykatave të mia të famshme, por te shohim”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Në Pressing të T7, Lushtaku, kohë më parë pati deklaruar se nëse PDK s’del e para do t’i kërkojë llogari Kadri Veselit, i cili prej se ka marrë pozitën e shefit të partisë po shënon vetëm humbje.

Lushtaku ka thënë se u qëndron prapa deklaratave që i ka dhënë më herët për rezultatin e PDK’së.

“Unë deklaratave të mia deri më sot iu kam qëndru prapa, por tani te shohim”, ka shtuar ai.

Muaj më parë, Veseli pati marrë vendimin që t’i largojë nga funksionet partiake  dhe shtetërore të gjithë zyrtarët e PDK’së të cilët kanë një aktakuzë të konfirmuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Rreth këtij vendimi të Veselit kishte reaguar edhe Lushtaku, i cili kishtë thënë se askush nuk mund ta largojë nga PDK’ja.

“S’ka bir nane që mundet me më largu nga Partia Demokratike e Kosovës, veç nëse du me u largu vet. Nëse më mbushet menja, me u largu prej Partisë Demokratike atëherë vendosi unë, dikush tjetër nuk s’ka mundësi mem largu”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit