10.8 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Kushton sa një shtëpi, tulipani shqiptar me pamjen mahnitëse përzgjidhet në listën e rrallë të botës

Rekomandime

Këta tulipanë janë autoktonë shqiptarë, të rrallë në natyrë dhe me ngjyrë të verdhë dhe të kuqe. Në shekullin 17 kur tulipanët transportoheshin në Holandë, ato kishin vlerën e një shtëpie. Tulipa Albanica, i cilësuar si lule endemike, është identifikuar për herë të parë në vitin 2003 ndërsa sot ai mbrohet nga autoritetet lokale pasi është në rrezik zhdukje.

- Advertisement -

Sipas renditjes së tulipanëve Tulipa Albania ndodhet në vendin e 14. Shumë studiues dhe mbrojtës të mjedisit janë duke kontrolluar në natyrë për gjetjen e tulipanëve. Deri tani është arritur mbrojtja e tulipanit në nivel lokal por ajo që synohet është mbajtja e tij në habitatin natyror për shkak të rr eziqeve të ndryshme që i kan osen në zonë nga aktivitetet minerare, zj arret apo pakujdesia e njerëzve.

Tulipa Albanica është lokalizuar kryesisht në zonën e fshatit Surrojë por studiesi Besnik Hallaçi thotë se ai është gjetur edhe në zona të tjera. “Sipas studimeve që ne kemi bërë kemi zbuluar se ky lloj tulipani ndodhet edhe në Kukës dhe në Has, pra në dy habitate të tjera. Studimet tona do të vazhdojnë dhe më tej për të parë sesa është shtrirja e këtij lloji”, shprehet ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit