4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vuçiq flet për Albin Kurtin, i quan marrëzira kërkesat e tij!

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në një intervistë për ‘Der Standard’ ka folur për çështjen Kosovë-Serbi dhe fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti.

- Advertisement -

Për këtë të fundit ai i ka dërguar një mesazh duke i thënë se duhet t’i lexoj marrëveshjet që i ka arritur Kosova dhe Serbia. Kjo pasi Kurti kishte thënë që Serbia duhet t’i njoh targat e Serbisë shkruan Indeksonline.

“Kurti nuk i lexon marrëveshjet. Tashmë ka një marrëveshje për targat, sipas së cilës veturat me numër kosovar ngjisin një etiketë në targën dhe anasjelltas. Por nëse Kurti dëshiron të rirregulloj diçka, le të shohim se çfarë mund të bëjmë. E dini, ata kurrë nuk kanë qenë shtet dhe ata janë të irrituar, kështu që ata flasin për gjëra marrëzie.”, u përgjigj ai.

Tutje, ai u shprehë se është pyetje e vështirë se nëse Serbia do ta njohë Kosovën si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare.

- Advertisement -

“Kjo është një pyetje e vështirë për ne. Por ne duam të shohim se çfarë thonë ata (domethënë negociatorët kosovarë) dhe pse ata thonë diçka. Sigurisht që ne gjithashtu duam të dëgjojmë se çfarë ka të thotë BE-ja. Deri më tani, BE nuk ka bërë asnjë parakusht për Serbinë. Por kemi dëgjuar nga amerikanët se kjo mund të ketë ndryshuar, por ne duam ta dëgjojmë atë nga partnerët tanë evropianë. Unë nuk mund ta përjashtoj BE-në që kërkon njohje, por deri më tani nuk e kanë. Ideja e tyre ishte një model si Traktati Themelor gjermano-gjerman – pa njohje zyrtare nga Serbia. Kjo sigurisht që do të ishte shumë më e lehtë për Serbinë.”, tha Vuçiq.

Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në një mënyrë e përjashtoi njohjen e Kosovës në kufi ekzistues.

- Advertisement -

“Unë mund t’ju them se pothuajse plotësisht e përjashtoj atë.”, u shprehë ai.

Tutje, ai po ashtu foli edhe për ndryshim të kufijve.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Sepse nuk ka shumë të ngjarë që ne do ta njohim Kosovën. Nuk mendoj se do të ndodhë. Por ne nuk mund t’i mbyllim portat për dialog. Të dy palët duhet të humbasin për një situatë të favorshme. Nuk mund të jetë që (domethënë ekipi kosovar negociues, shënimi i redaktorit) të marrë gjithçka, njohje, territoret dhe popullin tonë. Farë marrim? Një anëtarësim i mundshëm në BE në dhjetë vjet? Dhe kush na garanton? A do të jetë një garanci e tillë për Maqedoninë Veriore, për të cilën është premtuar se do të hapen negociatat e pranimit?”, shtoi ai.

Vuçiq foli për kushtet që të rinis dialogu.

“Ekziston vetëm një kusht. Duhet të largosh tarifat 100 përqind, dhe pastaj duhet të diskutojmë të gjitha çështjet pa parakushte. Por nëse dikush thotë përpara një dialogu të mundshëm, ne nuk po diskutojmë territore, nuk po diskutojmë për statusin autonome për Veriun, çfarë duhet të diskutojmë fare? Në këto rrethana, nuk ka negociata.”, tha presidenti serb./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit