3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vucic: Helmimi i zarfeve nga Serbia u bë që Pacolli ta kapërcejë pragun prej 5%

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se autoritet kosovare po bëjnë një lojë të keqe me helmimin e zyrtarët të KQZ’së me fletëvotimet e ardhura nga Serbia, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Vucic të gjithë këtë po e cilëson si lojë nga ana e autoriteteve kosovare vetëm e vetëm për ta futur edhe një parti shqiptare në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, e gjithë kjo lojë po bëhet për shkak të Behgjet Pacollit që është në koalicion me Nisman, e cila ka mbetur nën prag, në rreth 4,95 për qind të mbështetjes:

“Ata tani llogarisin në votat me kusht nga jashtë, nga përfaqësitë konsullore, dhe në votat ende të panumëruara. Praktikisht presin të arrijnë vota të tjera në mënyrë që Pacolli të kapërcejë pragun. Por u shkaktojnë probleme dhe katër a pesë mijë vota nga Serbia, meqë ata të gjitha janë për Listën Serbe dhe në numrin e përgjithshëm pakëson përqindjen e listës së Pacollit”, ka deklaruar Vucic për Sputnik.

- Advertisement -

“Meqë tani nuyk mund t’ua vjedhin votat shqiptarëve, e kanë shkaktuar gjithë lojën me helmimin, prandaj më vonë do të marrin vendimin. Do të thotë, nëse Pacolli nuk do të ketë vota të mjaftueshme pa ato pesë mijë nga Serbia, atëherë do t’i pranojnë votat serbe meqë ato nuk e ndryshojnë situatën. Në të kundërtën, nëse Pacolli do të mund të hyjë në parlament pa votat serbe, atëherë do të thonë se në fletëvotime ka pasur antraks, noviçok dhe helme të tjera kundër shqiptarëve”, ka “zbuluar” Vucic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit