Kurti kthehet në zyre, pret në takim ambasadorin gjerman

0
154

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike.

Christian Heldt dhe Albin Kurti

Qeveria e Kosovës ka falënderuar ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin.

Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KËF-së dhe GIZ-it gjerman.

Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, thuhet nga Qeveria.