1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Zyrtari i AKR’së: Kemi informacione që e kemi kaluar pragun

Rekomandime

Koalicioni NISMA-AKR-PD në zgjedhjet parlamentare, të 6 tetorit, nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke marrë gjithsej 39 mijë e 495 vota, apo 4.96%.

- Advertisement -

Mirëpo, ky koalicioni po beson që ka arritur të kalojë pragun zgjedhor pas rinumërimit që iu është bërë disa vendvotime, e që kanë pasur probleme me formular e probleme tjera kryesisht teknike.

Sekretari i Përgjithshëm Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Telegrafin se pas rinumërimit të votave kanë informacione se koalicioni NISMA-AKR-PD, ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.

“Kemi informacione të besueshme që është kaluar pragu, janë gjetur një sasi e madhe e votave të cilat në një farë forme na u kanë tjetërsuar neve, janë qindra vota. Andaj pragu është kaluar”, pohoi Makolli.

- Advertisement -

Ai tha se deri tani nuk kanë pasur ndonjë ofertë për bashkëqeverisje, dhe se më shumë kanë qenë të fokusuar te rinumërimi i votave. Megjithatë ai shtoi se mirëpresin deklaratat e LDK-së, ku kanë pohuar se AKR duhet të jetë pjesë e parlamentit.

“Edhe ne besojmë se do të jemi pjesë e parlamentit”, tha ai

- Advertisement -

Po ashtu, edhe nga NISMA Socialdemokrate kanë pohuar se pragu zgjedhor është kaluar dhe se për këtë po e presin konfirmimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit