26.1 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Ish -kryetari i Malishevës i akuzuar për korrupsion dënohet me kaq mijë euro gjobë

Rekomandime

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 6 muaj burgim Ragip Begajn, ish-kryetar i Malishevës, i akuzuar për korrupsion, dënim i cili me pëlqimin e tij, do t’i zëvendësohet me gjobë në shumën prej 5 mijë euro.

Begaj akuzohej se me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i shkaktuar dëm Rexhep Rudit dhe buxhetit të Komunës së Malishevës me rastin e ndërtimit të një shkolle në fshatin Drenoc.

- Advertisement -

Aktgjykimi ndaj Begajt u shpall të hënën nga gjykatësja Violeta Namani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, në rast se nuk jepet pëlqimi për pagesën e dënimit me gjobë, atëherë mbetet në fuqi dënimi me burgim prej 6 muajsh.

I njëjti po ashtu obligohet që t’i paguajë shpenzimet procedurale në shumën 100 euro si dhe 50 euro për fondin e viktimave të krimit.

- Advertisement -

Ndryshe, gjatë seancës fillestare së mbajtur më 5 gusht 2021, Begaj kishte deklaruar se ndjehet i pafajshëm.

Aktakuza në këtë rast ishte konfirmuar në shtator të vitit 2021, ky vendim ishte marr nga gjykatësja e Departamentit Special e ngarkuar me këtë lëndë, Violeta Namani.

- Advertisement -

Aktakuza ndaj Begajt ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit në dhjetor të vitit të shkuar.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 prill 2021, Ragip Begaj ngarkohej se më 6 korrik 2018 e në vazhdimësi, në cilësinë e personit zyrtar, respektivisht si kryetar i Komunës së Malishevës, me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i shkaktuar dëm Rexhep Rudit dhe buxhetit të Komunës së Malishevës.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Begaj, më 7 nëntor 2018, ka caktuar lokacionin për ndërtimin e shkollës në fshatin Panorc, ku i kishte premtuar të dëmtuarit që të hyjë në marrëveshje për shkëmbimin e tokës me qëllim të ndërtimit të kësaj shkolle.

Siç thuhet në aktakuzë, një pjesë e objektit të kësaj shkolle ishte planifikuar të ndërtohej në pronë private, në kundërshtim me vendimin e Kuvendit Komunal të 4 majit 2018, i cili vendim kishte për qëllim që të ndërtohej aneks i shkollës “Visar Krasniqi” në fshatin Drenoc të Malishevës, i cili aneks nuk ishte ndërtuar asnjëherë.

Po ashtu, i njëjti ngarkohej se në tetor të vitit 2018 kishte nxjerrë aktvendim për bartjen e mjeteve financiare nga një program në tjetrin, në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Sipas aktakuzës, mjetet financiare nga kodi investime kapitale pa miratimin paraprak të MF-së i ka bartur në kodin mallra dhe shërbime e pastaj këto mjete i kishte përdorur për pagesën e detyrimeve financiare të komunës ndaj personave të tretë pa miratimin e Kuvendit Komunal.

Për këto veprime, Ragip Begaj ngarkohej për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 i Kodit Penal lidhur me nenin 81, ku dënimi parashihet me burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit