2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

E kujt është përgjegjësia që Vatikani s’e njeh Kosovën shtet? Flet Përfaqësuesi i Ipeshkvis së Kosovës

Rekomandime

Përgjegjësia se Vatikani nuk e ka njohur Kosovën shtet demokratik, bie mbi politikën.

- Advertisement -

Kështu është shpreh në një intervistë për “Bota sot”, ipeshkvi i Kosovës, Don Lush Gjergji.

Gjergji, ndër të tjera, foli për Ibrahim Rugovën, Skënderbeun e deri tek ç’rregullimi shoqëror që po përjetojmë kohëve të fundit.

Përse po vonohet njohja e Kosovës nga Vatikani dhe çfarë keni bërë ju si Ipeshkvi në këtë drejtim?

- Advertisement -

Don Lush Gjergji: Ne e kemi bë kahmoti pjesën tonë edhe Vatikani po ashtu e ka bërë ngritjen në Ipeshkvi. Është çështja që shteti çka ka bërë në këtë drejtim që Vatikani ta njeh dhe ta pranoj Kosovën shtet. Kjo s’është çështja ime. Pa përkrahjen e selisë shenjtë dhe pa përkrahjen e Gjon Palit të dytë e të nanës Tereze dhe të Ipeshkvit të atëhershëm s’kishte ndodh as ajo që ka ndodh, mrekullia që ka ndërhy bota në çlirimin e vendit.

Prandaj dy çështje të cilat duhen mirë të dallohen. Selia e shenjtë është e gatshme. Ajo i ka pranuar të gjithë Presidentët e Kosovës me çdo nderim sikur të gjithë burrështetasit tjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit