7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Gruaja e Astrit Deharit mes lotësh: Besoj që drejtësia do të bjerë në vend

Rekomandime

Pas marrjes së ekspertizës zvicerane për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kanë folur familjarët e Deharit.

Pas Avni Deharit, i cili ka treguar për konkluzionet e ekspertizës së Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore, në të cilin, sipas tij, thuhet që djali i tij është vrarë, ka folur më pas edhe përfaqësuesi ligjor i familjes, Tomë Gashi. Ai ka thënë se Astrit Dehari është vrarë vetëm për shkak se ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Ndërkohë pak fjalë ka thënë edhe gruaja e Astritit, Arta, e cila mes lotësh ka kërkuar që të vendoset drejtësi.

“Unë besoj që drejtësia duhet të merret me këtë punë. Dhe besoj që drejtësia ka me ra në vend”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit