4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Parashikimi: Albin Kurti e përjashton Hashim Thaçin!

Rekomandime

“Mbase edhe vet Thaçi e ka kuptuar se me humbjen e pushtetit nga partitë e ish-koalicionit PAN, përgjegjësit dhe kompetencat tij në raport me procesin e bisedimeve më Serbinë, tashmë janë shumë të limituara për të mos thënë krejt ceremonial, pasi ky proces do të drejtohet dhe do të udhëhiqet nga qeveria e re, e dal nga zgjedhjet e 6 tetorit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, qysh para zgjedhjeve të 6 tetorit ishin përfolur për një koalicion të mundshëm, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

PAs 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje doli e para, duke e lënë Lidhjen Demokratike të Kosovës të dytën. Këto dy parti po vazhdojnë takimet për një koalicion të mundshëm pas zgjedhor, ku është vendosur që të formohen grupe punuese në lidhje me një koalicion të mundshëm mes këtyre dy partive.

Por kur mund të ndodhë një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së? Lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

- Advertisement -

E analisti Haziri tha se është takimet mes këtyre dy partive janë duke vazhduar për programet e tyre të përbashkëta.

“Takimet që po vazhdojnë t’i mbajnë dy subjektet politike LVV-ja dhe LDK-ja për harmonizimin e programeve të tyre për një qeverisje të përbashkët, serioziteti dhe optimizmi më të cilin ia janë qasur këtij procesi që nuk them se do të jetë i lehtë për të dy partitë, sidomos për LDK-në, për shkak të dallimit ideologjik,por, japin shpresë se nuk do të përsëritët skenari i vitit 2014, dhe se do të kemi një marrëveshje koalicioni sa po të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

E një çështje që e kishin premtuar VV dhe LDK, ishte sa i përket dialogut me Serbinë, e që sipas VV-së dhe LDK-së atë nuk do ta udhëheqë më Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

E lidhur me këtë, Haziri ka deklaruar se kush do t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë pas formimit të qeverisë, e ka përcaktuar Kushtetuta e Kosovës.

“Ndërsa sa i përket se kush do të jetë udhëheqës i bisedimeve me Serbinë pas formimit të qeverisë, që do të qoj në një marrëveshje finale, kjo është e përcaktuar edhe me kushtetutën e vendit dhe detyrimet që ajo ua përshkruan institucioneve të vendit, dhe këtu nuk duhet të ketë asnjë hezitim, pasi këtë proces duhet ta udhëheq qeveria e vendit, e cila me gjasë për kryeministër do ta ketë z. Albin Kurti. Ndërsa z. Thaçi si president i vendit duhet t’i ushtroj kompetencat e vet për sa ia parasheh kushtetuta e vendit, asgjë më shumë”, potencoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, tashmë e ka kuptuar edhe Thaçi, se kompetencat tij në raport me procesin e bisedimeve me Serbinë janë shumë të limituara.

“Mbase edhe vet Thaçi e ka kuptuar se me humbjen e pushtetit nga partitë e ish-koalicionit PAN, përgjegjësit dhe kompetencat tij në raport me procesin e bisedimeve më Serbinë, tashmë janë shumë të limituara për të mos thënë krejt ceremonial, pasi ky proces do të drejtohet dhe do të udhëhiqet nga qeveria e re, e dal nga zgjedhjet e 6 tetorit”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit