3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kurti: Lista Serbe nuk do të përfshihet në qeveri

Rekomandime

Ai ka folur për bisedimet me LDK-në për koalicionin.

- Advertisement -

“Jemi gjthnjë e më afër, larg nuk kemi qenë asnjëherë. Grupet tona punuese janë duke diskutuar për harmonizimin programor dhe projektet e përbashkëta qeveritare që do i kemi, por njëkohësisht edhe për ndarjen e përgjegjësive, funksioneve në qeverisjen tonë të përbashkët.

Populli e ka vendosur që opozita e deridjeshme do të jetë qeveria e nesërme dhe njëkohësisht ia ka dhënë një përparësi Lëvizjes Vetëvendosje dhe mua për këtë qeveri”, ka thënë Kurti për Radio Televizionin e Kosovës.

“Synimi ynë është që qeveria jonë të jetë një koalicion sa më i madh me numra, por natyrisht që hapi i parë dhe më i rëndësishëm është ai i marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së dhe vetëm më pas ne do të vendosim sërish bashkë se çka më tutje, por një pjesë të madhe të punës tashmë e ka kryer populli i Kosovës. Ne nuk do ta kemi qeverinë të varur nga kushdo që përpiqet që të faktorizohet për vete, duke penguar qeverisjen”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit