8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Takimi i nxehtë i Berlinit, çka ndodhi mes Thaçit, Ramës dhe Haradinajt?

Rekomandime

Takimi i 1 qershorit i mbajtur në Berlin mes liderëve të Ballkanit Përendimor dhe atyre të BE-së, në atë që njihet si Samiti i Berlinit do të ngjallte mosmarrëveshjet më ekstreme mes ish-kryeministrit Haradinaj, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

- Advertisement -

Shkak për lindjen e këtyre mosmarrëveshjeve do të bëhej taksa e vendosur ndaj Serbisë nga Qeveria që drejtohej nga Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Ky i fundit, menjëherë pas përfundimit të Samitit do të nxitohej të nxjerrte deklarata dhe akuza të rënda ndaj Ramës e Thaçit.

Haradinaj që nga ajo kohë, kishte pretenduar me të madhe se Edi Rama e Hashim Thaçi i kishin bërë atij presion të madh për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

- Advertisement -

Madje, ish-kryeministri thoshte se presioni i ishte bërë në prani të presidentit francez, Emanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Më vështirë ishte. Më shumë më bënin presion Presidenti Thaçi dhe Edi Rama me e heq taksën sesa udhëheqësit e tjerë botërorë. Insistonin që unë me respektu kërkesën e kancelares dhe presidentit Macron, se ky është një shans i mirë, kjo është një mundësi për Kosovën etj, mos me e humb këtë shans, e ku e di unë. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, që e merrnin vesh edhe kancelarja edhe presidenti Macron”, thoshte Haradinaj pas përfundimit të Samitit në Berlin.

- Advertisement -

Haradinaj do të shkonte edhe më larg. Më vonë ai pretendonte se Rama e Thaçi do të merrnin 10 miliardë euro për ndarjen e Kosovës.

Deklaratat e ish-kryeministrit mbetën pa përgjigje deri në mbrëmjen e djeshme.

I ftuar në një debat televiziv, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nxori versionin e tij mbi atë se çka ndodhi në Berlin me Haradinajn, Thaçin, Macronin e Merkelin.

Sipas Ramës, presidenti Macron i kishte bërë ofertë Haradinajt që ta pezullonte taksën për katër muaj, në mënyrë që të lëvizet përpara me liberalizimin e vizave.

Nga ajo që tha Rama, Macron kishte premtuar se nëse edhe pas katër muajve nuk ka lëvizje në këtë drejtim, Franca do ta heqte veton për liberalizimin e vizave dhe në këtë formë do të zhbllokohej i gjithë procesi.

“Është personi që do të dalë publikisht sepse gënjeu në mënyrën më të paskrupullt pas takimit në Berlin se tha se unë i bëra presion për heqjen e taksës, por unë nuk i kam bërë presion, por i kam thënë se kjo që po të propozon Macron të vjen një herë në jetë. Ky e ka pasur rastin t’i jep Kosovës liberalizimin e vizave, sepse në sy të Merkelit, Macronit dhe të gjithëve të tjerëve që ishim në Berlin i është thënë kjo. Macron i ka thënë me jep 4 muaj që do të futëm unë bashkë me Angelën dhe ti perzullojë taksën, Serbia të pezullojë fushatën dhe nëse pas 4 muajsh nuk heqën vizat, unë do ta bëjë këtë. Kështu i ka thënë Macron. Por ai me kokëfortësinë e tij nuk e pranojë”, ka thënë Rama.

Çarjet mes Ramës dhe Haradinajt siç duket do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen, për shkak se presidenti shqiptar ka paralajmëruar se do ta padisë Haradinajn për shpifje lidhur me deklaratat për 10 miliardë eurot.

“Unë e kam një zyre ligjore që po merret me këtë dhe se shpejti do ta dërgojë padinë për shpifjë në gjyq në Kosovë dhe ai zotëria (Haradinaj) të vijë e të provojë para gjykatës se do të ndaheshin ato 10 miliardë euro”, tha tutje Rama.

Një version edhe më ekstrem të asaj se çka kishte ndodhur në Berlin e ka ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

Në një intervistë për lajmi.net, të realizuar pak para zgjedhjeve, Zeka thoshte se në Berlin situata kishte shkuar aq larg, sa që Rama e Haradinaj kishin ofenduar rëndë njëri tjetrin.

Madje, sipas Zekës, të gjithë këto ofendime kishin ndodhur në sy të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit