4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Sa i kushtoi Lutfi Hazirit manifestimi Darka e Lamës? (Dokument)

Rekomandime

Të premten (sot) në Gjilan është organizuar Darka e Lamës. Po në të njejtën ditë në ueb faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRRPP) është publikuar njoftimi për dhënie të kontratës nga Komuna e Gjilanit për furnizim me ushqim për manifestimin Darka e Lamës.

Për ta furnizuar me ushqim për Darkën e Lamës, Komuna e Gjilanit, e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri, e ka përzgjedhur kompaninë “Aroma”, e cila ka konkurruar me një çmim prej 995 euro.

Përndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar organizimi i saj vjen si vazhdim i traditës së ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili të njëjtën e organizonte në kryeqytet.

- Advertisement -

Ndonëse kjo darkë nga ish-presidenti Rugova organizohej në Prishtinë, presidenca nuk ka dhënë shenja që do ta vazhdojë traditën e organizimit të kësaj darke në kryeqytet.

I pari i gjilanasëve, Lutfi Haziri, tha se po e vazhdojnë këtë akt falënderimi, si traditë që e la presidenti historik, Ibrahim Rugova.

“E premtja e fundit të tetorit në kalendarin e shqiptarëve shënon përfundimin dhe mbjelljen e bereqetit, shtrimin e sofrës së Darkës së Lamës. Këtë na e la trashëgimi presidenti Rugova dhe ne në Gjilan asnjëherë nuk e kemi lënë anash. Ka qenë vit i thatë për Gjilanin, pasi jemi njëri prej regjioneve që po e vuan thatësinë e ujit, por ka qenë vit i bereqetshëm sa i përket të mirave dhe begatisë, falë punës dhe djersës së njerëzve që e punojnë tokën dhe jetojnë prej saj. Ata i dhanë dimension zhvillimit lokal ekonomik sepse bujqësia mbetet promotori kryesor i zhvillimit”, tha Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit