Një nënoficer i FSK-së ka vdekur tragjikisht gjatë ditës së sotme në Mitrovicë.
Reporteri.net merr vesh se ai ka ndërruar jetë teksa po kryente testimet fizike.
Burime nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke treguar se ai ishte 47 vjeçar.
Mësohet se i ndjeri është me prejardhje Podujeva, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë.
Rasti tragjik ka ndodhur një orë më parë.