8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Njeriu që e dorëzoi Millosheviqin në Hagë: Serbia ka kapitulluar në Kosovë, ta pranojë realitetin

Rekomandime

Çedomir Jovanoviq ka qenë një nga zërat e fuqishëm kundër politikës serbe të viteve ’90, si një nga udhëheqësit e protestave studentore dhe të bllokut demokratik.

- Advertisement -

Ai madje konsiderohet si personi përgjegjës që i dorëzoi Gjykatës së Hagës ish-presidentin, Sllobodan Millosheviq.

Gazetari Idro Seferi ka realizuar për ABCNews një intervistë me politikanin serb, i vetmi i këtij rangu që e pranon se Serbia e ka humbur Kosovën.

Jovanoviq, ju jeni gjatë në politikë, që prej protestave studentore e deri më tani. Keni qenë kundërshtar i urryer kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, keni folur për pavarësinë e Kosovës dhe disi keni mbështetur presidentin Vuçiq për një zgjidhje apo vetëm krijohet si përshtypje? Si e shihni problemin e Kosovës në këtë moment?

- Advertisement -

Jovanoviq: Ajo që është duke ndodhur në Kosovë është pasojë e problemit që ndodhet këtu në mesin tonë. Kjo përballje vjen në Kosovë pasi Kosova është vendi ku dy popujt tanë janë përpjekur njeri me tjetrin dhe aty janë përballur.

Ky është një kontekst historik. Për mua ka qenë gjithmonë pyetje përse ne nuk mund të jetojmë së bashku? Çdo shoqëri ka problemet e saj të brendshme, por këto tonat janë paksa më ndryshe.

- Advertisement -

Këto janë probleme që janë në vazhdimësi dhe janë të hapura me gjenerata. Disa shoqërive të tjera u ndodh të mbështillen në ndonjë ide siç ka ndodhur me anglezët rreth BREXIT, por kjo çështje ka eksploduar para 3-4 vitesh dhe nuk është temë e përhershme e politikës angleze.

Çështjet që rëndojnë politikën në Serbi janë çështje të trashëguara me gjenerata, pasi askush nuk ka qenë i aftë të jap përgjigje, pasi ose nuk ka patur mjaftueshëm zgjuarsi për këtë, ose nuk ka patur guxim ose nuk kanë qenë rrethanat.

Ky rast ka ndodhur kur kam qenë në qeveri pas vitit 2000. Po të mbijetonte qeveria jonë, të mos ishte vrarë Zoran Gjingjiq pasqyra e marrëdhënieve tona tani do të ishte shumë më ndryshe. Kur Vuçiq ka firmosur marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, pavarësisht se pajtohem me të apo jo, të tjerët e kanë shpallur për tradhtar kurse unë kam shkuar dhe kam folur me të.

I kam thënë që Serbia nuk mund të mendojë për të ardhmen, nëse nuk e çrrënjosë nacionalizmin nga vetja e saj. Gjenerator i kësaj agonie kombëtare dhe të asaj tragjedie, fatkeqësie, brutaliteti është pikërisht miti i Kosovës dhe se çdo dobësi tonën e kompensojmë duke serbizuar në temën e Kosovës. Nëse duam që prej Serbisë të bëjmë një shtet të vërtetë me institucione duhet të zgjidhim çështjen e Kosovës. Por si ta zgjidhim çështjen e Kosovës, kjo çështje pra është e zgjidhur?

Si është zgjidhur?

Jovanoviq: Këtu bëhet fjalë për aftësinë tonë që të pranojmë realitetin. Fakti që disa në këtë moment nuk i kanë të drejtat që i kanë shqiptarët e Kosovës, apo fakti që po digjet Barcelona dhe se është e paimagjinueshme që kjo të ndodhë në ndonjë vend të Evropës, kjo nuk do të thotë që dikush do të vë në pikëpyetje idenë e Kosovës për pavarësi apo për shtetin e Kosovës. Ne këtë test të realitetit nuk po e kalojmë për shumë arsye dhe për faktin që jemi jashtë kohës.

Ju keni thënë që çështja e Kosovës është e zgjidhur, por në Serbi ideja gjithmonë ka qenë që Kosova është Serbi, që nuk japim asgjë, nuk duam marrëveshje kurse Serbia tani kërkon një marrëveshje. Si është zgjidhur sipas jush, por siç shihet kjo këtu?

Jovanoviq: Është zgjidhur në mënyrë katastrofike. Kur them është zgjidhur kështu mua më vjen keq që është zgjidhur kështu. Kur ulem dhe bisedoj me njerëz dëgjoj kaq shumë marrëzi.

Tani temë aktuale janë vëllezërit Bytyqi, pasi Kongresi miratoi një rezolutë dhe dikush këtu zemërohet me amerikanët pasi thonë se është presion mbi Serbinë. E çfarë presin, të thonë? Që ne kemi Guantanamon dhe bëni çfarë të doni? Kjo nuk mund të shkojë kështu. Flasim për luftën ne Koshare dhe Pashtrik. Sa njerëz janë vrarë në zonën e përgjegjësisë së brigadës, pjesëtarët e rinj të së cilës, ushtarët fatkeq kanë përfunduar diku në lartësi 2000 metra në pika të vrojtimit. Krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve, qytetarë të Serbisë, janë bërë në zonën e përgjegjësisë së brigadës e cila ka dërguar disa kalamaj në Koshare. Ushtarakisht aty të gjithë kanë qenë ushtar që duhet respektuar, edhe ata që kanë sulmuar Kosharen dhe ata që e kanë mbrojtur Kosharen, por kjo ka qenë luftë.

Këtu kanë ndodhur krime të pamohueshme dhe 700 njerëz janë varrosur në bazën policore 10 kilometra nga qendra e Beogradit në Batajnicë. Është zgjidhur në mënyrë katastrofike, eshtra nga të gjitha anët, na ka eksploduar mundësia jonë për tu demokratizuar dhe ne nuk flasim as me veten tonë. Nuk e idealizoj unë situatën dhe jam i vetëdijshëm për nacionalizmin që ekziston në secilën shoqëri tonën.

Por, ai është kërcënimi dhe rreziku më i madh për atë që e inicion. Vdesin edhe të tjerët, por kur të bëhet llogaria dhe pyesim kush është humbësi më i madh këto 30 vjet, unë do të thoja Serbia. Ne kemi humbur veten tonë. Ju qëndroni në njërën këmbë dhe nuk e keni kryer shtetësinë tuaj, Zaev mundohet të bëjë diçka në Maqedoni. Por, Serbia ka ndjekur katastrofë pas katastrofe nacionale.

Ne me politikën tonë ndaj Kosovës, idenë e shtetit serb dhe shtetit ku jetojnë serbët dhe shqiptarët, e kemi djegur në mënyrë brutale. Kur kemi vrarë në fillim një mëngjes atë zotëri Kelmendin, vrasja e parë dhe i kemi nxjerr fëmijët dhe gruan nga shtëpia, ne Serbinë e kemi vrarë atëherë.

Atëherë e kemi vrarë. Krimet që kanë ndodhur para dhe pas asaj nuk i justifikoj, por si ka nisur kjo – ka nisur kur kemi arritur në Gazimestan.

Shumë në Serbi do të thoshin se serbët kanë qenë viktima, se Millosheviq ka qenë i mirë dhe se Kosova është Serbi dhe kjo është përgjigja për ju në këtë kontekst. Çfarë duhet bërë tani?

Jovanoviq: Jo vetëm në Serbi. Shumica e dinë se çfarë mendoj unë dhe nuk guxojnë të polemizojnë me mua dhe kanë thënë shumë gënjeshtra për mua. Politikën time asnjëherë koha nuk e ka përgënjeshtruar pavarësisht nëse flas për Kosovë, Bosnjën, NATO-n apo ekonominë dhe thjesht kjo nuk ka ndodhur. Thonë se Vuçiq ka marrë politikën time.

Unë nuk jam pronar i politikës dhe do të doja që këto vlera t’i përqafojnë pasi koha është një burim i rëndësishëm. Imagjinoni sikur të më kishin dëgjuar mua në vitin 2004, kur kam thënë se nëse ju ka ngel mendja tek Kosova çoni porosi botës dhe shqiptarëve të Kosovës që kaosin që kemi lënë pas vetes, na lejoni t’u ndihmojmë që kjo të zgjidhet. Ne është dashur të parët të njohim pavarësinë e Kosovës. Kemi mundur të insistojmë në definicionin që Kosova është shtet i të gjithëve, që të ketë konsensus etnik për vendime të mëdha, pasi ekziston frika nga Shqipëria e madhe apo vendime për ndërrimin e karakterit të shtetësisë. Imagjinojeni sikur të më kishin dëgjuar këtu në vitin 2007 kur kam thënë mos e hidhni poshtë planin e Ahtisarit. Por, kam thënë edhe që askush nuk duhet të bëjë Gjermaninë e Vajmarit nga Serbia dhe mos e mundoni një popull të tërë ta thyeni pavarësisht që ai vetën e ka përulur, mos ia thyeni edhe unazën e fundit në kurriz dhe mos e bëni këtë nga Serbia, por hapni perspektivën. Këtë nuk e kanë bërë të huajt, pasi s’po e bëjnë as për veten. Fatkeqësisht nuk ka patur mençuri dhe koha është e rëndësishme. Ju kujtohet që Rugova ishte sjellë këtu në Beograd dhe ka biseduar me Millosheviqin, pasi në muajin prill ata këtu kishin idenë që të bënin një qeveri kosovare dhe të vinin në krye Rugovën. Në luftën e vitin 1999! Përse nuk e kanë bërë këtë në vitin 1990 e kemi patur rastin dhe çfarë kemi pritur që do të ndodhë? Nuk të bëka punë Azem Vllasi, Kaqusha Jashari, nuk qenka i mirë Rugova atëherë do të marrësh Adem Jasharin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe njerëz të tjerë dhe meqë ti në Kosovë udhëheq me dhunë, atëherë edhe gjuha që dikush do të komunikojë me ty është dhuna.

Keni thënë që Serbia ka kapitulluar në Kosovë…

Jovanoviq: Natyrisht. Kapitullimi ka qenë njësoj sikurse gjermanët në vitin 1945 kur së pari kanë kapitulluar tek amerikanët dhe më pas ka arritur Zhukov dhe ka thënë ejani sërish dhe kanë kapitulluar edhe për rusët. Kjo është Kumanova. Çfarë shkruan në marrëveshjen Ahtisari-Cernomirinj, pra që zbatohet marrëveshja e Rambujesë apo jo? Në këtë marrëveshje të Rambujesë shkruan e drejta për vetëvendosje, referendum. Si quhet pra kjo?

E pavarur apo jo, si ta quajmë këtë në Serbi?

Jovanoviq: Si mund të quhet kur ushtrinë e huaj e lejon të hyjë në territorin tënd dhe ti përgjithmonë tërhiqesh nga atje?

A është Serbia e gatshme që vërtetë të bëj një marrëveshje përfundimtare dhe si do të dukej kjo?

Jovanoviq: Nuk është e gatshme ashtu siç nuk është e gatshme as Kosova.

Përse dhe çfarë është problemi këtu?

Jovanoviq: Imagjinojeni jetën pa ambicie dhe vizion? Ja shembull gazetaria. Imagjinoni të merreni me gazetari dhe të mos keni asnjë lloj ideje apo dëshire të bëni një bisedë të mirë, të shtroni pyetje të mira dhe që të ndikoni tek dikush që të mendojë pozitivisht. Ne emër të çfarë gjeje të bëjmë ne këtë hap? Kur unë flas për paqen unë nuk flas për të sepse jam dezertor. I kam katër fëmijë dhe djali im është 16 vjeç. Unë nga shtëpia kam shkuar kur kam qenë 18 si ushtar i ri si e tërë Jugosllavia dhe jam kthyer në prill të vitit 1992. Kam qenë në Pula të Kroacisë dhe kam kaluar 2 vjet të asaj Jugosllavie të përgjakshme nëpër linja dhe kaos. Si ka filluar lufta kush e di. Por, ne nuk kemi ide të mëdha dhe nuk kemi një ëndërr që duhet realizuar dhe të gjithë kanë ikur nga ne pasi nuk kemi patur këtë ëndërr. Politika ime nuk është kjo, por është i rëndësishëm çdo segment dhe mendoj se nëse ekziston mundësia e çfarëdo marrëveshjeje do të duhej ta mbështesnim dhe të mos e lemë si problem të hapur.

Por çfarë të bëhet, Millosheviq ka shkuar, politika nuk ka zgjidhur problemet në tërë rajonin, Kosova dhe Serbia nuk mund të arrijnë marrëveshje, Bashkimi Evropian i ka thënë jo Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut….

Jovanoviq: E dini pse e kanë thënë këtë sepse janë të pakujdesshëm dhe të paaftë. Kam qenë në Maqedoni për marrëveshjen e Prespës dhe në një takim të liberalëve të Evropës në Shkup kemi diskutuar për zgjedhjet evropiane. Kanë folur që platformë të jetë ekologjia dhe energjia. I kam pyetur nëse e kanë të qartë që janë zgjedhjet për Bashkimin Evropian. Nëse e kanë të qartë sa para ka investuar Putini në rrymën e katërt në Evropë, të nacistëve nga Sanini në Itali, Mari Le Peen apo që ai qëndron pas BREXIT dhe që ai Aron Banks është takuar 7 herë katër ditë para BREXIT me njerëz nga shërbimi rus dhe ai qëndron pas Cambridge Analytics.

Por, si e shihni të ardhmen. Thatë shumë herë që keni parashikuar dhe se ashtu ka ndodhur. Çfarë mund të bëjmë këtu?

Jovanoviq: Rusët nuk do ta lejojnë konsolidimin e kësaj pjese të Evropës. Kjo nuk është në interesin e tyre. Ne duhet të luftojmë shumë që t’ua sqarojmë që larg është Donjecku, nuk e dhëmb kjo Evropën apo Siria, por shumë janë ata që do tu leverdiste një luftë ballkanike e vogël, që pak të rrjedhë gjak Evropa dhe të ketë sërish refugjatë. Të vijnë emisarë të ndryshëm si Karington që ka qenë në vitet e ’90. Pas Malit të Zi dhe Maqedonisë nuk kanë mundësi. Kjo është politika e tyre – rusëve duhet tua kesh frikën, këtyre të tjerëve nuk mund t’u besosh. A ishte Hojt Ji, pastaj Mitchell, Pallmer kurse tani Grenel…me kë jemi duke biseduar?

Por, gjithsesi jemi viktima të politikës edhe të Lindjes dhe Perëndimit. Kështu thoni ju! Por, çfarë mund të bëjmë, që siç thotë një këngë këtu – vetëm luftë të mos ketë? Jovanoviq: Lufta është gjithmonë pasojë e diçkaje. Këtu në një moment të gjithë filluan të flasin sërish për luftë. Mua më kujtohen bisedat edhe nëna edhe babai im kanë qenë jetim si pasojë e luftës dhe gjithmonë ka patur rrëfime dhe frikë nga lufta. Në një moment kjo edhe ndodhi. Në vitin 1999 unë dhe Zoran Gjingjiq, ishim në tarracën e tij dhe në një moment shikojmë në qiell dhe shohim avionët mbi Beograd dhe thamë a është e mundur. Shihnim avionët amerikanë për të bombarduar Beogradin dhe pyesnim nga, si, dhe a është e mundur? Si kemi arritur deri këtu? Mendoj se duhet të kthjellim njerëzit që ideja e paqes është ajo që na integron. Nuk është qëllim që Serbia të mbrojë shtetësinë në Kosovë, nuk mund të jetë ky qëllimi. Dhe, nuk mund të jetë qëllimi i vetëm i politikës në Kosovë, vetëm të bëhet shtet. Ky shtet, edhe i joni dhe i juaji duhet të jenë në funksion të ndonjë ideje? Përse shtet? Nëse kjo është rruga drejt paqes unë do ta bëj shtetin bashkë me ju! Por, kjo është një gjë tjetër atëherë. Bashkë do ta ndërtojmë edhe Kosovën edhe Serbinë. Nuk ekziston vetëm paqja shqiptare apo serbe. Nuk mund të qani vetëm në një sy. Çfarë duhet të bëjmë që këtë popull ta ulim nën radar, të mos nxitohemi, të jemi të qetë? Nuk guxojmë të harrojmë dhe duhet ta dimë pse kemi bërë krime të tilla, ne nuk e dimë dhe andaj them që Serbia nuk është e gatshme. Nuk është populli im i keq, nuk mund të jetë një popull i keq. Por, ne nuk dimë asgjë. Paqja për mua është qëllimi. Për këtë duhet parë çfarë mund të bëhet. Veriu i Kosovës kurrë nuk ka qenë Kosovë. Mund të vijë Thaçi edhe 100 herë në Gazivodë dhe policia mund të arrestojë kë të dojë në Mitrovicë. Por, kjo kurrë nuk ka qenë Kosovë. As në vitin 1999 nuk ka mundur. Nuk po flas për kufi në lumin Ibër. Si ka arritur Vuçiq të fitojë 98 për qind të zgjedhjeve. Nuk kanë votuar për program. Por, edhe koalicioni Povratak dikur dhe Beogradi gjithmonë ka kontrolluar jetën politike të serbëve. Unë kam qenë kundër kësaj. Por, kanë ardhur nga bashkësia ndërkombëtare dhe thonë, jo, ne me ju merremi vesh dhe më pas ju servisoni ata. Nuk duam ne të shkojmë të bisedojmë me disa serbe, kjo nuk na intereson. Njësoj kanë ardhur tek Millosheviq dhe me të kanë biseduar dhe jo me Karaxhiq e Mlladiq për Bosnjën. E di që të gjithë kemi fate të ndryshme dhe shkon rrugës së vet, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të kemi një qëllim të përbashkët. Për mua nëse kemi qëllim paqen kjo ndjehet dhe nuk ka nevojë të thuhet. Ne nuk mund të jemi njëri kundër tjetrit edhe pse fatkeqësisht ka shumë tragjedi sidomos në anën tuaj. Kanë vdekur edhe shumë serbë dhe kjo nuk është e mohueshme, pas vitit 1999 njerëzit janë vrarë. Por, unë këtë e përjetoj si një pasojë e një politike që e kemi filluar ne. Në Kosovë, në vitin 1989 nuk ka qenë situatë ideale, por ne nuk kemi sjellë paqe dhe rend. Ne atje i kemi venë një populli të tërë çizmen në fyt dhe vetëm kur kemi humbur gjithçka jemi ulur në tavolinë. Kështu kemi shkuar edhe në Kumanovë dhe luftën nuk e kemi patur si argument në Paris e Rambuje. Siç e kemi humbur luftën në Bosnje dhe më pas jemi ulur në Dejton dhe është dashur që të humbim luftën në Kosovë që të ndodh Kumanova, por kjo e Kumanovës nuk ka qenë fundi. Në vitin 1999 ka qenë më e lehtë të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme se sa sot. Ende merremi me rezolutën 1244

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit