2.1 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

“Takimi Palmer Vuçiq”, i vështirë

Rekomandime

Suzana Vasiljeviq, këshilltarja për media e presidentit serb, pret që takimi i sotëm midis Aleksandar Vuçiqit dhe të dërguarit të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer të jetë i vështirë.

- Advertisement -

Ajo ka thënë për TV Prva se Palmer do të duhet të shpjegojë disa nga deklaratat e tij gjatë vizitës së tij në Prishtinë dhe Shkup, transmeton Klan Kosova.

Vasiljeviq, pas një takimi të anëtarëve të kabinetit të presidentit serb para këtij takimi të rëndësishëm, theksoi se Vuçiq kishte monitoruar nga afër vizitën e Palmerit në Prishtinë dhe Shkup.

Zyrtari amerikan në vizitat e tij në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut ka kërcënuar me sanksione nëse Serbia blen sistemin kundërajror rus S-400.

- Advertisement -

Poashtu Palmer ka përcjell edhe mesazhin që “Serbia nuk do të hyjë në BE pa njohjen e Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit