-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

E preu drurin e shenjtë, ja çka e gjeti banorin e fshatit Greme të Ferizajt

Rekomandime

Një histori shumë ndryshe dhe tejet interesante, që asnjëherë nuk e keni dëgjuar.

E gjitha kjo ka të bëjë me një dru bungu, cili mund të duket i thjeshtë dhe i zakonshëm, por për banorët e fshatit Greme të Komunës së Ferizajt është i veçantë dhe i shenjtë.

- Advertisement -

Thuhet se është i vjetër mbi 600 vjet dhe sipas tyre i ka të veçantat e veta.

Banorët thonë se askush nuk guxon që ta presë, në të kundërtën, kushdo që e dëmton këtë dru do ta gjejë një të keqe. Kështu të paktën rrëfen burri më i vjetër i lagjes Varvar, Isak Tahiri, i cili ka dëgjuar histori të shumta.

Tahiri tregon edhe histori të tjera shumë interesante të cilat kanë ndodhur para 30 vitesh.

- Advertisement -

Por, pavarësisht kësaj, Rrahimi Maliqi, i cili tani është 53 vjeç, nuk beson që 3 dekada më parë këmbën e lëndoi vetëm pse e preu një degë druri.

Duket sikur Rrahimi është i vetmi në fshat që nuk e beson një gjë të tillë, të tjerët as që e konsiderojnë që ta prekin, siç ata e quajnë, drurin e shenjtë.

- Advertisement -

Sidoqoftë, ky dru mbetët pikë takimi i të gjithë banorëve të këtij fshati.

Grema ka mbi 10 mijë banorë dhe përbëhet nga 15 lagje.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi fshat në Kosovë, banorët e të cilit besojnë se ka dru të shenjtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit