2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pas përplasjes ndërmjet Lutfi Hazirit e Vetëvendosjes, flet edhe Agim Veliu

Rekomandime

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu nuk ka komentuar deklaratat që bënë bujë gjatë vikendit, ku Lutfi Haziri e vinte në tryezë të diskutimit edhe njëherë pozitën e kryeministrit të ardhshëm.Derisa Haziri deklaroi se kryeministri do të kalojë ka zyrat e LDK-së, Agim Veliu po thotë se të dy partitë duhet të arrijnë një marrëveshje, në të kundërtën nuk do të ketë qeveri e as kryeministër.“Po masi u ardh puna këtu, duhet me ba një marrëveshje, pa e bë një marrëveshje zor me pas kryeministër e qeveri”, ka thënë Veliu i pyetur për diskutimet e fundit me tone të larta në mes të partive.

- Advertisement -

Agim Veliu i ka thënë Gazetës Express se deri më tani është punuar për harmonizim të programit e të qëndrimeve, mirëpo, çështjet tjera si ajo e kryeministrit do të diskutohen në nivel më të lartë politikë.“Duhet me u bë një marrëveshje duhet me u ulë njerëzit me ba marrëveshje, deri tash kanë punu këto ekipet teknike për harmonizim të programeve të qëndrimeve që nuk janë të afërta ka pas punë aty me u harmonizu disa gjëra pastaj me kalu në atë çështje të nivelit më të lartë politikë”, ka thënë nënkryetari i parë i LDK-së.Megjithatë, i njëjti po thotë se nuk po e di se ku po ngecin bisedimet.

“Nuk e di ku po ngecin këto bisedime, nuk e di s’kam marrë pjesë”, shton ai.Veliu për Express nuk ka pranuar që të komentojë deklaratën e Lutfi Hazirit që gjatë vikendit nxiti reagime të shumta kur tha se emri i kryeministrit të ardhshëm kalon ka zyret e LDK-së.

Duke mos folur as sa i përket pretendimeve e vënies në diskutim të pozitës së presidentit të ardhshëm si pjesë e marrëveshjes LDK-VV, Veliu vetëm ka thënë se nuk i ka mbetur hatri që Mustafa e emëroi Hazirin e jo atë në ekipin negociator për harmonizim të programeve.“Atë e ka sqaru kryetari Mustafa emërimin e tij, mirë e ka sqaru, asnjë fije s’më ka met hatri”, ka deklaruar Veliu.Nënkryetari i parë i LDK-së, pati qenë fort i zëshëm kur pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit, diskutohej që LDK e partia e Albin Kurtit të shkonin së bashku në zgjedhje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit