Në fshatin Petrovë të Shtimës, të dielën, një kamion me zhavor, u vetaksidentua teksa vinte poshtë, rrugës nga një gurëthyes.
Kamioni përfundoi jashtë rrugës, derisa banorët në afërsi i dhanë ndihmën e shpejtë vozitësit.
Zhavori zuri pjesërisht një vogëlush, por ai nuk u lëndua.
“E ka qit kryet në dritare e ka bërtitë, largonu jashtë rrugës”, ka deklaruar një banor që ka parë aksidentin, transmeton Klan Kosova, shkruar Reporteri.net.
“Kur jena ardh e kemi pa, kamioni ish kanë i rrokullisur, nuk kishim ka me hy, e kemi thy një kapak për me hy te shoferi”, ka thënë një tjetër banor.
Policia ka thënë se kamionit nuk i kanë punuar frenat, çka e ka konfirmuar edhe vozitësi.
Por kompania që kishte pronësi kamionin ka thënë se kishte të kryera të gjitha kontrollet dhe nuk i dinë shkaqet e aksidentit.