Një kamion që drejtohej nga një 35 vjeçar shqiptar ka përfunduar në një kanal në fshatin Bogovë të Beratit.
Kamioni transportonte pllaka guri. Në rrethana ende të paqarta, kamioni ka dalë nga rruga është është përmbysur, duke përfunduar në një kanal.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, por është mbajtur e fshehur nga pronarët e firmave të nxjerrjes së gurit. Shoferi 35 vjeçar Fatjon Rama është lënduar rëndë porn ë spital ka deklaruar se kishte rënë nga muri I banesës. Drejtuesit e firmës nuk e kanë raportuar aksidentin, por përkundrazi e kanë lëvizur automjetin gjatë natës dhe e kanë dërguar të plagosurin në spitalin e Beratit.
Për shkak të plagëve të rënda, i riu është dërguar në spitalin e Tiranës në gjendje të rënduar për shkak se ka marrë një sërë frakturash në trup.