8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Erdhi dita: Albin Kurti emëron shoferin e tij si këshilltar politik

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti, e ka emëruar këshilltar Liman Hotin, si këshilltar politik në qeverinë që ai e udhëheq.

- Advertisement -

Liman Hoti ka qenë për shumë vite shofer i veturës së Albin Kurtit, gjatë kohës sa ai nuk e mbante postin e kryeministrit.

Mirëpo, me të ardhur në qeveri dhe faktit që Kurti tashmë udhëton me gardën shtetërore, që ia ka caktuar Policia, atëherë ai e ka rehatuar me një vend pune, ish-shoferin e tij.

Kurti e ka marrë afër vetës Liman Hotin, duke e bërë këshilltar politik në kabinetin e kryeministrit.

- Advertisement -

Kjo vërehet edhe në disa argumente që i ka siguruar Gazeta Blic.

Se Hoti ka qenë shofer personal i Albin Kurtit, dëshmohet edhe në një video të bërë nga vetë kryeministri, gjatë kohës së fushatës së fundit të zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor.

- Advertisement -

Gazeta Blic ka tentuar të kontaktojë me vetë Hotin, por komunikimi me të ka qenë i pamundur.

FOTO/ Liman Hoti i pari majtas, kurse në mes kryeministri Albin Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit