3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gjuriq i kërcënohet Albin Kurtit nga Mitrovica: Tërhiqi fjalët për Ivanoviqin

Rekomandime

Në një i intervistë të para pak ditëve në televizionin N1 të Serbisë, kreu i LVV’së, Albin Kurti, e kishte quajtur Oliver Ivanoviqin kriminel lufte.

Një gjë e tillë si duket nuk i ka pëlqyer fare drejtorit të të ashtu quajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili sot ka qëndruar për vizitë në pjesën veriore të Mitrovicës.

- Advertisement -

Gjuriq ka thënë se politikani i vrarë serb, Oliver Ivanoviq, nuk ka qenë kriminel lufte dhe ka thënë se Albin Kurti duhet t’i tërheq fjalët.

Oliver Ivanoviqi s’ka qenë kriminel lufte, Ivanoviq ka qenë përfaqësues dhe lider i popullit serb në kohët më të vështira, ka luftuar për interesin e tyre dhe ka bërë sakrificën më të madhe që një njeri mund ta bëjë”, ka thënë Gjuriq, shkruan RTS.

Tutje Gjuriq ka thënë se pret sqarime shtesë nga Kurti për atë deklaratë, pasi sipas tij një deklaratë e tillë jo vetëm që është një shpifje për të cilën Ivanoviqi nuk mund të mbrojë veten, por “është edhe kundër gjithë atyre që mbrojnë popullin e tyre në mënyrën më të ndershme”,

- Advertisement -

Gjuriq sot ka qëndruar në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërkohë sipas agjendës do të realizojë vizita në komunat veriore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit