16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ramiz Lladrovci, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Rekomandime

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka bërë të ditur se në Dhomat e Specializuara do të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit.

- Advertisement -

Lladrovci ndër të tjera ka thënë se pastërtia e luftës së UÇK-së për të cilën asnjëherë nuk ka pasur hamendje, do të dëshmohet sërish.

Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019. Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!” ka shkruar Lladrovci”, ka shkruar Lladrovci.

Lladrovci do të intervistohet më 19 dhjetor.

- Advertisement -

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale ka ftuar edhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit