10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Drejtori i Werder Bremen tregon se a do shitet Rashica në janar

Rekomandime

Milot Rashica do të qëndrojë në Werder Bremen të paktën deri në fund të këtij sezoni, pasi që agjenti i tij, Altin Lala, dhe drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann, e kanë hedhur poshtë mundësinë e largimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Paraqitjet mbresëlënëse të Milot Rashicës me Kombëtaren e Kosovës dhe me Werder Bremenin kanë ndikuar që shumë klube të interesohen për transferimin e 23-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ndër klubet më të mëdha të Evropës që është raportuar se po e vëzhgon situatën e Rashicës në Bremen është gjiganti italian, Milan.

- Advertisement -

Mirëpo, agjenti i yllit kosovar, Altin Lala, e ka përjashtuar mundësinë që klienti i tij të largohet nga klubi gjerman në janar.

“Ndoshta ata janë të interesuar, por largimi gjatë dimrit është i pamundur”, ka thënë Lala, në një deklaratë të dhënë për gazetën e madhe sportive në Gjermani, Kicker.

Drejtori sportiv i Bremenit, Frank Baumann, gjithashtu e bën të qartë se Rashica do të qëndrojë në skuadrën e tij deri në fund të sezonit, mirëpo është i vetëdijshëm se klubi mund të mos mundet ta mbajë kosovarin deri në fund të karrierës së tij.

- Advertisement -

“Hapi i tij i radhës do të vijë në ndonjë pikë, mirëpo përfundimisht jo këtë dimër”, ka thënë Baumann.

Rashica i ka bërë tetë paraqitje për Bremenin këtë sezon, duke i regjistruar gjashtë gola dhe dy asiste. Kontrata e tij me gjermanët është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit