0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rrëfehet 17 vjeçari shqiptar: Me shokët bashkojmë paratë që të blejmë drogë

Rekomandime

Përdorimi i drogave të ndryshme është fenomen në rritje si tek të rinjtë në botë, ashtu edhe tek fëmijët shqiptar. Njëjtë edhe në Shqipëri, një i ri ka treguar se si bashkë me shokët mbledhin paratë që të blejnë substancat narkotike, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kështu tregon një 17-vjeçar për RTV ORA, i cili lekët që familja ja jep për të ngrënë ushqim i bashkon me shokët dhe blejnë lëndë narkotike hashash.

“Të duket vetja sikur çfarë je. Tre herë në ditë e pi. Bëhemi me shokët, plotësojmë lekët dhe e marrim e pimë gjithësecili nga gjysma.Një teke e blejmë 5 mijë lekë.”
Sipas profesor Edmond Dragotit, përdorimi i drogave te të rinjtë është një fenomen në rritje. Ata e shohin këtë si mjet për argëtim.

Dragoti: Të rinjtë janë shumë vunerabël dhe shumë të predispozuar për të njohur dukuri të tilla si përdorimi i drogave, i alkoolit, duhanit që janë të ndaluara. E kanë si një lloj trendy të moshës.”

- Advertisement -

Për ish-drejtorin e policisë, Veli Myftari, duhet të krjohen organizma për parandalimin e këtij fenomeni.

Myftari: Kjo përhapje nuk është e mirë aspak sepse ka pasoja dhe sjell pasoja. Policia ka programet e veta të punës dhe bashkë me shoqërinë dhe strukturat, përfshirë dhe SHISH, duhet të parandalojnë një fenomen të tillë.

- Advertisement -

Më të ekspozuarit ndaj përdorimit të drogave janë të rinjtë, pasi sipas ekspertëve edhe periudha e adoleshencës ka një ndikim shumë të madh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit