18.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Thaçi për herë të parë godet Edi Ramën pse po merr pjesë në samitin rajonal ku s’njihet Republika e Kosovës

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kritikuar për herë të parë mikun e tij, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

- Advertisement -

Nëpërmjet një shkrimi, në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet, Thaçi ka goditur tërthorazi Ramën, për pjesëmarrjen e tij në një samit rajonal, ku nuk njihet Republika e Kosovës.

Thaçi ka bërë të ditur se vetë ka refuzuar të marrë pjesë në këtë samit, teksa ka përmendur arsyet pse ka marrë një vendim të tillë.

“Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

- Advertisement -

“Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale”, ka thënë ai.

“Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale”, ka deklaruar Thaçi.

- Advertisement -

“Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, është shprehur presidenti kosovar.

“Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur”, ka thënë Thaçi.

“Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta”, përfundon shkrimi i Thaçit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit