Ministria e Punëve të Jashtme të Ganës i ka përcjellë Serbisë vendimin për tërheqjen e njohjes së Kosovës .
Në dokument përmenden edhe arsyet e njohjes së Kosovës nga ky vend afrikan para 7 vitesh përcjell Klan Kosova.
“Në vitin 2012, Gana ka vendosur ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur Kosovën vendim ky që ka çuar në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dyja vendeve”.
Ishte shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i cili tha sot se Gana kishte vendosur ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës e ku sipas tij ky është edhe vendi i 16-të që e merr një vendim të tillë.
Më poshtë gjeni dokumentin: