7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Videoja me biskota që u shpërnda në internet: Agjencia e Ushqimit ka bërë analiza, tregon çfarë ka gjetur

Rekomandime

Një video e disa biskotave e cila po shpërndahet nëpër rrjetet sociale i ka shqetësuar qytetarët e Kosovës. Brenda biskotave janë disa tableta, të cilat po thuhet se janë futur për t’i paralizuar fëmijët apo personat që i konsumojnë biskotat. Shqetësimi i madh i qytetarëve ka bërë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të nisë hetimet, shkruan Gazeta Express

Janë bërë mijëra shpërndarje të videos e cila paraqet disa biskota të cilat brenda tyre përveç përbërjes, kanë edhe disa tableta me të cilat po thuhet se po synohet helmimi dhe paralizimi i fëmijëve.

- Advertisement -

Qytetarët e shqetësuar po bëjnë thirrje që të bojkotohet ky produkt origjina e të cilit është nga Turqia.

Biskota të ngjashme me ato që shihen në video, e që mbajnë emrin Luppo, ka edhe në tregun e Kosovës, e kjo ka shkaktuar panik te kosovarët.

Kjo ka bërë që edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë t’i nisë hetimet rreth produktit në fjalë.

- Advertisement -

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, ka thënë për Gazetën Express se Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme për të verifikuar produktet me të njëjtin emër të cilat janë në tregun e Kosovës.

“Fillimisht produkti i cili shihet në video nuk gjendet ne tregun e Kosovës. Produktet tjera me emër të njëjtë por me përbërës dhe ngjyra të ndryshme nga ato qe shihen ne video janë kontrolluar në mënyrë të detajuar. Produktet kanë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm qe dëshmon mbi sigurinë e produktit, iu kanë nënshtruar kontrollit kufitar. Nga kontrolli fizik dhe organoleptik i ushtruar nga inspektoret në depon e importuesit, në të gjitha paketimet të cilat janë hapur nuk është gjetur ndonjë medikament siç shihet ne video. Po ashtu përbërësit kanë qen ne gjendje të mirë nuk është vërejtur asnjë shenjë fizike apo aromatike dyshuese në produkt. Janë hapur një numër i madh i paketimeve nga se cila është marrë një mostër e rastit dhe janë hapur për kontroll”, ka theksuar Thaçi.

- Advertisement -

Thaçi ka bërë të ditur se importuesi ka ofruar dëshmi se produkti i cili shihet në video nuk ka ardhur asnjëherë në Kosovë.

“Importuesi ka ofruar dëshmi se produkti i cili shihet ne video nuk ka ardhur asnjëherë ne vendin tonë, po ashtu na është ofruar një deklaratë e prodhuesit ‘Solen’ nga Turqia. Produkti qe shihet në video është eksportuar vetëm në Irak. Po ashtu dëshmohet se mbi këtë raste është duke u hetuar për origjinën dhe shpërndarësit e videos. Produktet qe kanë dërguar në Kosovës nuk janë të njëjta nga ato qe shihen në video. Ata marrin përgjegjësinë për ketë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se AUV apelon te qytetarët e Kosovës që të mos shfaqin video të cilat i shohin në internet, pasi kjo po shkakton panik të panevojshëm.

“Ne si autoritet me i lartë për kontroll të ushqimit ju bëjmë apel të gjithëve qe mos të shfaqin video të cilat i gjejnë në internet dhe te aludojnë sikur produktet qe shihen diku në botë të përkthehen sikur janë edhe në Kosovë. Kjo po shkakton me pa të drejt panik tek qytetaret”, ka thënë Thaçi. /GazetaExpress

Videoja që po shpërndahet në rrjete sociale:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit